Futbollisti i Dritës ftohet nga Kombëtarja A e Liberisë

Futbollisti i Dritës, Prince Balde është ftuar nga Kombetarja A e Liberisë dhe do të jetë pjesë në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Qatar 2022”.

Mbrojtësi i bardhekaltërve, Balde do të bashkohet me kombëtaren më 29 gusht, gjersa Liberia përballet me kombëtaren e Nigerisë më 4 shtator në stadiumin “M.K.O Abiola National Stadium” në Abuja të Nigerisë.

Në kuadër të kualifikimeve, Liberia do ta zhvillojë ndeshje edhe ndaj Afrikës Qëndrore më 08 shtator në kryeqytetin e Liberisë, Monrovia.

Kombëtarja e lojtarit Balde garon në grupin C, aty ku bëjnë pjesë Nigeria, Afrika Qëndrore dhe Cape Verde.

“FC DRITA i dëshiron suksese futbollistit, Prince Balde dhe kombëtares së Liberisë”, thuhet në njoftimin e klubit.

/Gazeta Olle/

Mourinho zbulon trajnerin e vetëm në botë që mund të jetë i kënaqur me skuadrën që ka në dispozicion

Aulas dhe Juninho të lumtur që e kanë tashmë Shaqirin te Lyoni: Kemi marr një yll, duam trofe