Futbollisti i Dortmundit transferohet në La Ligë

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Ciro Immobile është afër transferimit në Sevilla, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sevilla është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Ciro Immobile.

Reprezentuesi italian do të largohet nga klubi i Bundesligës ku nuk konsiderohet si titullarë.

Kurse, Sevilla është e gatshme të paguajë 12 milionë euro për transferimin e tij, duke e shndërruar në pasardhës të kolumbianit Carlos Bacca, i cili iu bashkua Milanit, gjatë këtij afati kalimtar të verës. Immobile ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2019.