Futbollisti i Besës i jep fund karrierës (FOTO)

Mesfushori i Besës së Pejës, Ilir Nallbani i ka dhënë fund karrierës. Ai ka njoftuar për një gjë të tillë nëpërmjet faqës së tij zyrtare në ‘facebook’.

Ja çfarë shkruan Nallbani

Të dashur miq,shokë,dashamirë dhe ju kolegë futbollist.

Të respektuara klube: KF Besa Pejë, FC Tatabanya Hungari, KF Elbasan Shqipëri, KF Vllaznia Shkoder, KF Trepça’89 Mitrovicë.

E nderuara Federatë e Futbollit të Kosovës.

Pas një kariere të gjatë dhe me shumë mund e sakrifica,deri në formimin tim si futbollist dhe pas shume sukseseve të arritura në përgjithësi me të gjitha klubet ku u paraqita, unë Ilir Nallbani vendosa që në menyren më të mirë të mundshme ta përfundoj karieren time profesionale.

Nuk ishte e lehte te merrej një hap I tillë duke e ditur lidhjen time me futbollin qe nga mosha 7 vjeqare,por secili nga ne futbollistet I cili merret me ketë zeje duhet ta dije se vjen nje ditë kur duhet te mendohet pak me arsyeshem,prandaj vendimin tim për perfundim te karieres aktive futbollistike e mora me vetedije të plotë duke mundesuar që gjeneratat e reja të ken hapsirë me te madhe veprimi.

Me ketë rast dua ti beje edhe disa falenderime per ata të cilet paten ndikim ne karieren time profesionale: të gjithë treneret që kam punuar me ta si në Kosovë ashtu edhe ne Shqipëri, Presidentet e Klubeve dhe Kryesitë, tifozët nga të cilët gjithëmonë kam pasur perkrahje maksimale.

Ju faleminderit nga zemra të gjithëve.

Me respekt

Ilir Nallbani

Nallbani