Futbollisti i Ballkanit fejohet menjëher pas arritjes nga Antalia

Ballkani erdhi vetëm dy ditë më parë nga Antalia në Kosovë.

Vetëm një ditë ishte pushim për portierin e skuadrës Kenan Haxhihamzën, kjo pasi ai të nesërmen vendosi të fejohet, shkruan Gazeta Olle.

Futbollisti e bëri publik lajmin e madh për të përmes profilit të tij në facebook, por ai u urua edhe nga bashkëlojtarët.

Meriton Korenica ishte një ndër shokët e skuadrës që uroi Haxhihamzën për vendimin e madh./GazetaOlle/