Mesfushori, Agron Bruqi është bërë baba në ditën e fundit të vitit, përcjellë Gazeta Olle.
Familjes së futbollistit të Arbërisë i është shtuar edhe një djalë, të cilin ai dhe bashkëshortja e kanë emëruar, Deon.
Lajmin e madh për të, e ka bërë të ditur vetë futbollisti përmes rrjetit social facebook, duke publikuar madje edhe një foto ku duket fëmija i sapolindur.
Bruqi ishte një nga futbollistët më të preferuar të Arbnor Morinës gjatë stinorit vjeshtor, pasi ishte i pazëvendësueshëm në formacionin startues dhe pati performanca të mira.