Futbollisti gjakoset nga tifozi i tij

Futbollisti i skuadrës argjentinase Lunas, Matias Fritzler, është sulmuar nga një tifoz i kësaj skuadre pas humbjes që Lunas e pësoi në shtëpi, shkruan Gazetaolle.com.

Sulmi nuk kaloi pa pasoja, me fytyrën e Fritzlerit që u gjakos e tëra. Një gjë e tillë e konfirmon edhe një herë faktin që futbolli argjentinas është njëri ndër më të dhunshmit në botë.