Futbollisti i Drenicës përfundon në disiplinor, shkak ndërhyrja e rrezikshme në kundërshtarin

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me datë 15.02.2022, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 19-të të BKT Superligës edicioni 2021/2022.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, Komisioni i Garave i ka inicuar procedurë disiplinore ndaj lojtarit të Drenicës, Fatlum Gashit, shkruan Gazeta Olle.

Sipas njoftimit, Gashi rrezikoi shëndetin e kundërshtarit të tij, për shkak të ndërhyrjes në të.


Vendimi i plotë:

“Inicim disiplinor ndaj: lojtarit të KF ”Drenica” me nr fanelle 18 Fatlum Gashi dhe nr ID 000225M94. MOTIVI: Ndërhyrje e rrezikshme duke rrezikuar shëndetin e lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drenica-Gjilani.


Drenica dhe Gjilani ndanë pikët në fundjavën e kaluar, duke luajtur 1-1 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, ku Gashi u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të rrezikshme ndaj kundërshtarit.

/Gazeta Olle/

 

Sfida interesante në Ligën Unike të Femrave

Është mbajtur FIBA SCOD Kampi i Gjyqtarëve të Final 8