Futbollistët shqiptarë në qendër të merkatos së Lazios

Teksa kanë mbetur zyrtarisht 50 ditë nga hapja e merkatos së dimrit, Igli Tare ka filluar të mendojë për objektivat që do të afrojë për të forcuar Lazion për vazhdimësinë në Serinë A.

Por fillimisht te bardhekaltrit, duhet të qartësohet situate me lojtarët që janë në prag largimi ose në prag skadence. Një ndër ta dhe gardiani i Kombëtares, Tomas Strakosha të cilit i skadon kontrata verën tjetër.

Interesimi i Newcastle i ka hapur dritën jeshile portierit shqiptarë të transferohet në Premier Ligë dhe që nga 1 shkurti mund të firmos falas. Ndryshe është situata për Vedat Muriqin.

Sarri i ka kërkuar klubit ta shesë dhe me shumë mundësi Muriqi mund të transferohet sërish në Turqi, pasi Fenerbaçe dhe Gallatasarai kanë shprehur interes të fortë për sulmuesin dardan. Mbetet ende për tu parë situata e lojtarëve shqiptarë në ekipin bardhekaltër, pasi pret një merkato e nxehtë në janar./PS/

Xhiro e katërt në Ligën Unike mbyllet sot me dy ndeshje interesante

Kylian Mbappe flet për të ardhmen e tij