Futbollistët shqiptarë japin kontribut në fitoren bindëse të Luganos

26.04.2023; St.Gallen; Fussball Super League - FC St.Gallen - FC Lugano, Zan Celar (Lugano) gegen Matej Maglica (St.Gallen) (Claudio Thoma/freshfocus)

Futbollistët shqiptarë kanë dhënë kontribut në fitoren bindëse, 4:1, të Luganos ndaj St. Gallenit.

Skuadra vendase, St. Gallen, mbeti me një lojtar më pak në fushë që në minutën e pestë të ndeshjes së xhiros së 20-të të elitës zvicerane, të zhvilluar të dielën.

Shkëlqim Vladi asistoi në golin e parë të Luganos në minutën e 45-të. Në minutën e 57-të u aktivizuan Uran Bislimi e Kreshnik Hajrizi. Bislimi në minutën e 80-të realizoi për 3:1.

Te Lugano pos Vladit startuan edhe portieri Amir Shaipi dhe mbrojtësi i qendrës, Albion Hajdari.
Ndërkohë te St. Galleni nga fillimi luajtën Albert Vallqi dhe Bastien Toma.

St. Galleni është i dyti në tabelë me 36 pikë, pesë më pak se Young Boysi. Lugano mban vendin e pestë me 29 pikë. /Gazeta Olle/

Xavi nuk është larguar akoma nga Barcelona, lojtarët shprehin dëshirën për Luis Enrique

Turneu i marsit në Algjeri, pjesëmarrja e Shqipërisë mbetet pezull