Futbollistët e Vëllaznimit me një kërkesë të madhe pas shkarkimit të Genc Hoxhës

Futbollistët e Vëllaznimit kanë dalë me një vendim ‘me zemër’ një ditë pas shkarkimit të Genc Hoxhës, duke ia parashtruar kryesisë së klubit dy kërkesa.

Ata kërkojnë rikthimin e Genc Hoxhës dhe shlyerjen e borxhit, në të kundërtën nuk do ta zhvillojnë ndeshjen e nesërme kundër Trepçës ’89.

“Jemi takuar sot në stadium me Genc Hoxhën, i cili erdhi për të na përshëndetur. Asnjëri prej kryesisë së klubit nuk ishte i pranishëm. Bashkarish me futbollistët kemi vendosur që mos ta zhvillojmë asnjë ndeshje deri në fund të kampionatit, nëse kryesia nuk e kthen Genc Hoxhën dhe nëse nuk na shlyen borxhin”, deklaroi kapiteni Robert Gjeraj për GazetaOlle.com.

Ndeshja mes Vëllaznimit dhe Trepçës ’89, është e paraparë të zhvillohet nesër prej 16:00.