Kjo për shkak të krizës financiare e cila ka kapluar klubin gjakovar tash e një kohë.
“Kuqezinjtë” që fillimin e edicionit në Ligën e Parë të Kosovës e nisën furishëm duke renditur fitoret një nga një, kriza financiare natyrisht se ka ndikur edhe te futbollistët të cilët veçse kanë filluar të largohen.
Demokracia.com mëson nga burime brenda klubit se futbollistët e Vëllaznimit kanë tre muaj që nuk kanë marrë paga.
Tutje, gazeta mëson se shumë prej futbollistëve të skuadrës kanë kërkuar sqarime nga klubi për shkak të kësaj situate, por ata nuk kanë marrë përgjigjje nga drejtuesit.
I pari që u “divorcua” me klubin ishte trajneri i mirënjohur, Granit Begolli që drejtoi Vëllaznimin në fillim të edicionit me të cilin kryesonte tabelën për disa xhiro.
Rrugën e tij kanë filluar ta ndjekin edhe disa futbollistë që ditë më parë kanë njoftuar se nuk do ta veshin më fanellën e Vëllaznimit.
Tash e sa xhiro, fanellën e Vëllaznimit kanë filluar ta veshin juniorët e skuadrës, ngase futbollistët kyç veçse kanë bojkotuar të luajnë.
Vëllaznimi ka rënë në pozitën e katërt me 21 pikë gjithsej, duke mbetur prapa vendit të parë (Trepça ’89) gjashtë pikë.