Futbollistët e Trepçës ‘çmendin’ Shoshollin me gënjeshtrën e 1 prillit

Futbollistët e skuadrës nga Mitrovica, Trepça që janë nga qytetet e tjera të Kosovës, e kanë bërë me zemër trajnerin e tyre Ajet Shosholli. Ata kanë thënë se kanë bërë aksident gjatë rrugës Prishtinë – Mitrovicë.

Lajmi konfirmohet nga trajneri i Trepçës, Ajet Shosholli. “Lojtarët kanë qenë duke ardhur nga Prishtina në Mitrovicë, dhe kanë bërë aksident. Jam duke shkuar me vrap tek ta. Të telefonojë më vonë”, ka thënë për Gazetaolle.com, Ajet Shosholli.

Ndryshe, njëri nga lojtarët mitrovicas njofton se janë duke e pritur Shoshollin shëndosh e mirë.