Futbollistët e Kukësit malltretohen në Bjellorusi

Kukësi merr pjesë për herë të tretë në Europa League dhe në 3 vite ka luajtur me skuadra të ndryshme, duke filluar me Flora Talin të Estonisë, Sarajevo të Bosnjës, Metalurg Donetsk të Ukrainës, Trabzonspor të Turqisë (kundërshtarë të vitit 2013), për të vijuar pastaj një vit më parë me Karait Almaty të Kazakistanit.

 

Këtë vit shorti e përballi me Torpedo Zhodino të Bjellorusisë. Po të vësh re, disa skuadra janë nga vende që dikur i përkisnin ish-Bashkimit Sovjetik (Flora Talin, Metalurg Donetsk, Kairat Almaty dhe Torpedo). Por nëse me tri skuadrat e para gjatë transfertave nuk ka pasur probleme dhe ankesa nga verilindorët, në këtë të fundit, në Bjellorusi, ka qenë një zhgënjim i madh për kuksianët.

“Në Bjellorusi shumë njerëz të ftohtë dhe aspak miqësorë. Burokraci pa fund, ashtu si dikur në komunizëm, pagesa në çdo vend, pasaportat duke i parë me lupë dore”

“Pavarësisht ftohtësisë së njerëzve, kryeqyteti të paktën ishte i bukur. Do të luajmë 1 orë larg Minskut, në një stadium të vogël, as 4 mijë vendesh, kështu që nuk kemi presion tifozërie”

Nga ajo raporton shefi i klubit të Kukësit, Jonuz Hallaçi, mësojmë se ekipi shqiptart është pritur në mënyrën më të keqe të mundshme, a thua të ishin armiq të Bjellorusisë dhe jo një ekip futbolli profesionist. “Në aeroport çdo gjë është kontrolluar me ‘lente’, çdo çantë imtësisht dhe pyetje pa fund, a thua sikur ishim spiunë, agjentë që do penetronim në Rusi. Ne kemi luajtur edhe në vende të tjera të ish-Bashkimit Sovjetik, por jemi pritur në mënyrën më miqësore, madje edhe në Kazakistanin e largët janë treguar shumë dashamirës. Në Bjellorusi shumë njerëz të ftohtë dhe aspak miqësorë. Burokraci pa fund, ashtu si dikur në komunizëm, pagesa në çdo vend, pasaportat duke i parë me lupë dore. Sinqerisht po ju them që jemi habitur. Aeroporti si një tunel, i gjithi gri, me dritare të vegjël,” – tregon për “telesport.al” ekzekutivi i klubit kuksian.

 

Kukesi-11-653x420