Futbollistët e Kombëtares përfshihen në fushatë në Shqipëri, me video mesazh kërkojnë të votoni

Zgjedhjet parlamentare po afrojnë në Shqipëri dhe ato do të mbahen të dielën e 25 prillit.

Si rrallë herë më parë, këto zgjedhje janë duke u diskutuar shumë në Shqipëri se kush do të fitojë, Lulzim Basha i PD-së, apo Edi Rama i PS-së që është edhe kryeministër aktual i Shqipërisë.

Gjithsesi zgjedhjen kanë prekur të gjithë, por edhe futbollistët e famshëm shqiptarë.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë një video në profilin e tij në Instagram, ku shihen disa nga yjet e Kombëtares shqiptare duke bërë fushatë për të.

Emra si Migjen Basha, Ermir Lenjani, Eros Grezda, Mërgim Mavraj, Amir Abrashi, Burim Kukeli, Ledian Memushaj, Ergys Kaçe, Debatik Curri, Valdet Rama, Taulant Xhaka, Ansi Agolli apo Kristal Abazaj kanë kërkuar të votohet ndryshimi, shkruan Gazeta Olle.

Gjithsesi vota është e drejtë e secilit qytetarë, por është pak befasuese që futbollistët e Kombëtares të dalin haptazi në përkrahje të një politikani apo një partie politike.

Vlen të theksohet se edhe më parë një gjë e tillë ka ndodhur, edhe në zgjedhjet në Kosovë, ku futbollistë të ndryshëm kanë dalë haptazi dhe kanë kërkuar votë për politikanë të caktuar. /Gazeta Olle/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lulzim Basha (@lulzimbasha)