Futbollistët e Kombëtares në modë, pesë emra të mëdhenj në lëvizje këtë verë

Gjatë viteve të fundit, niveli i futbollistëve shqiptarë ka ndryshuar dukshëm dhe në ditët e sotme, gjithnjë e më shumë, ata po luajnë në ligat dhe skuadrat më të mira në botë.

Në lidhje më këtë fakt, shkruan edhe faqja e njohur “Tribalfootball”, e cila u ka kushtuar një artikull pesë lojtarëve kuqezinj, që ndryshuan ekip dhe quhen si lëvizje të verës, por edhe ata që akoma nuk kanë vendosur, por që e gjithë vëmendja është te ta dhe kërkohen nga shumë klube.

Duke e nisur nga Krisjtan Asllani që kaloi nga Empoli tek Interi, Rei Manaj që u zyrtarizua dje tek Uotfordi apo Strakosha që pritet të bëhet pjesë e Brentfordit në Premier Ligë. Por jo vetëm kaq, por Armando Broja, i cili është ndoshta një nga sulmuesit të rinj më të mirë dhe është në qendër të merkatos, por edhe Nedim Bajrami në Itali./ps/

Duka: Asllani është Modric i ri, shumë shpejt titullar te Interi

Liepaja – Gjilani, publikohen formacionet zyrtare