Futbollistët e klubit të njohur hyjnë sonte në “Big Brother VIP”

Një befasi e madhe pritet të ndodh mbrëmjen e sotme në shtëpinë e famshme për një nga banorët.

Sonte në natën 71-të në shtëpi, do të hyjnë futbollistët e klubit të Vllaznisë të cilët do të befasojnë Meridian Ramçajn, pasi ky i fundit punon në klubin Shkodran dhe është tifoz i hershëm i Vllaznisë.

Meridianit i është besuar posti i marketingut në klub nga presidenti Alban Xhaferri, teksa disa lojtar të klubit të zemrës do ta takojnë atë.

Gjatë spektaklit të pak netëve më parë, Meridiani kishte kërkuar të dinte në cilin vend në renditje ishte skuadra shkodrane dhe Arbana e informoi shkurt se ndodhet në vendin e tretë.

Mbetet për t’u parë sonte, nëse futbollistët do të lejohen që t’i japin më shumë informacione.

I grabitën me dhunë sende me vlerë 300 mijë euro, si u tmerrua Otamendi dhe familja e tij

Dhunë në futbollin shqiptar, tifozët gjuajnë me karrige (VIDEO)