Futbollistët e klubit që dikur ishte në Superligë bojkotojnë stërvitjet shkaku që nuk janë paguar që nga janari

Futbollistët e skuadrës së Lepencit kanë bojkotuar stërvitjet, teksa bojkoti mund të vazhdojë edhe në ndeshjet kampionale.

Futbollistët kanë bojkotuar stërvitjen e ditës së martë, pasi që nuk janë paguar që nga muaji janar.

Sipas faqes së KF Lepencit, futbollistët nuk do të dalin as sot (e mërkurë) në stërvitje nëse nuk shlyhen obligimet ndaj tyre.

May be an image of 8 njerëz, people playing soccer, people standing dhe bar

Postimi i plotë nga KF Lepenci (pa ndërhyrje):

“Lojtarët e kanë bojkotuar stërvitjen e sotme, pasi nuk kanë marrë paga që nga muaji janar..

Madje burimet kane thënë se futbollistët nuk do të dalin as nesër në stërvitje nëse nuk marrin pagat e premtuara nga drejtuesit e klubit.

Klubi ynë nga sot ka vendosur të futet në bojkot, si shkak i gjendjes së rëndë financiare. Edhe përkundër që futbollistët kanë luajtur pa marrë asnjë pagë që nga muaji janar, dhe pa përkrahje nga askush prap ata po janë objekt i fyerjeve dhe ofendimeve nga të gjithë”.