Futbollistët argjentinas me këngë fantastike: Vuajtëm tetë vite, por babai na fitoi Kupën e Botës – Diego tani prehu në paqe

Kënga “Muchachos” e kënduar pa pushim nga tifozët e Argjentinës, është kthyer në kolonën zanore të Botërorit 2022, e dëgjuar në çdo ndeshje të “Albaiceleste” pafundësisht, e kënduar edhe nga vetë lojtarët e kësaj skuadre.

Por ajo që ishte ëndrra e madhe e tifozëve tani është bërë realitet dhe futbollistët e Argjentinës kanë vendosur që të nisin të këndojnë versionin e ri.

Kështu, teksti ka ndryshuar pas finales së fituar ndaj Francës dhe versionin e ri e kanë prezantuar vetë lojtarët që kanë publikuar një pjesë të saj teksa udhëtonin për kthimin në Argjentinë. Lautaro Martinez shoqëronte si daullexhi shokët e skuadrës që këndonin versionin e ri pas suksesit.

“Finalen me Gjermaninë e qava për 8 vite/ por kjo përfundoi/ pasi këtë vit në Katar/ finalen me francezët/u kthye ta fitonte babai./ Djem! Tani na mbetet vetëm të festojmë/e fituam të tretën, jemi kampionë bote!/Dhe Diegos i themi që të prehet në paqe/me Don Diegon dhe Totën/ për gjithë përjetësinë!”, thuhet në versionin e ri të këngës.

Ancelotti flet për triumfin e Messit në Katar dhe zbulon të ardhmen e Cristiano Ronaldos

Vidal e godet Mbappen për deklaratën e tij: Mëso nga latinët, ata që e shpikën futbollin