Futbollistë të shumtë dhe miq kërkojnë t’i dalim në ndihmë kontribuuesit të futbollit, Rushit Ballovci (Bella)

Njeriu që ia kushtoi një pjesë të madhe futbollit, konkretisht klubit të 2 Korrikut të Prishtinës, ka nevojë për ndihmën tonë.

Rushit Ballovci, i njohur me nofkën Bella, punëtor shumëvjeçar i KF 2 Korriku të Prishtinës, po vuan nga një sëmundje e rëndë në mushkëri.

Trajtimi i kërkoj mjete financiare në vlerë 15 mijë euro.

Për t’i dalë në ndihmë, futbollistë të shumtë, gjyqtarë dhe njerëz të futbollit kanë postuar foton e tij me mbishkrimin për ta ndihmuar.

“Kush e njeh Bellën, Rushit Ballovcin, sot i duhet ndihma jonë për shkaqe shëndetësore, andaj shoqëri e nderuar ju ftojë të gjithëve që bashkarisht t’i dalim në ndihmë shokut tonë të dashur”, shkruan në mbishkrimin e fotos së Bellës, raporton Gazeta Olle.

Më poshtë mund të gjeni të dhënat për ta ndihmuar.