Argjend Zuqaku është njëri nga talentët që po shkëlqen në qytetin e Vushtrrisë.
Edhe pse klubi i qytetit KF Vushtrria, nuk po kalon në kohë të mirë, nuk mungon vullneti dhe puna e të rinjëve të cilët maksimalisht po mundohen të tregojnë vetën, shkruan Gazeta Olle.
Njëri prej tyre është sulmuesi Argjend Zuqaku, pjesë e KF Vushtrria U19, i cili po kalon në një formë të jashtëzakonshme.
Zuqaku, karierën e kishte filluar në moshën 10, vjeçare në KF Vushtrria dhe që nga ajo kohë ai kishte treguar cilësi dhe efikasitet. Në garat e LRFM-së, me grupmoshat U13-U15-U17 ai çdo herë ishte në krye të listës së golashënuesve më të dalluar.
Ai deri me tani në Superligën e juniorëve ka shënuar 16 gola duke treguar se është njëri nga më të mirët e kësaj gjenerate.
Sulmuesi i ri në ndeshjen e fundit ka shënuar katër gola në fitoren prej 4-1 kundër Feronikelit U19.
Paraqitjet e mira që ka pasur me ekipin U19, i kanë bindur edhe trajnerët e ekpit të parë Fahredin Durakut me bashkpunëtorët të cilët e kanë ftuar në ekipin e parë dhe është paraqitur në ndeshjen e ligës së parë KF Vushrria-KF Dukagjini.
Ky djalosh është duke u vëzhguar nga disa menagjera jashtë vendit dhe shumë shpejtë pritet të jetë në prova tek ndonjë skuadër europiane. /Gazeta Olle/