Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-trajneri

Ditë zie në futbollin shqiptar, ku ka ndërruar jetë ish-trajneri i Korabit dhe Shkëndijës së Tetovës, Bexhet Shehu.

Këtë lajm të trishtë e ka bërë të ditur gazetari i njohur, Dëfrim Methasani nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare, ku shpreh ngushëllimet për profesor Shehun, ku la gjurmë në qytetin e Peshkopisë dhe në të gjithë Dibrën.

I ndjeri Shehu, drejtoi Korabin për më shumë se 20 vite, duke arritur rezultate të larta.

Gjithashtu, ai ka kontribuar edhe te Shkëndija e Tetovës, në të cilën e mori nga kampionati inferior dhe e bëri pjesë të elitës së futbollit maqedonas.

 

Presidenti Ademi prezanton programin “Bashkë për Futbollin”

Spanjë – Shqipëri, ky televizion kosovar do ta transmetojë ndeshjen e sotme