Futbolli në zi: Vdes legjenda e Bayernit

Sot ka ndërruar jetë legjenda e Bayern Munich, Gerd Muller.

Muller ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare, shkruan GazetaBlic Sport.

Lajmin për vdekjen e tij e ka komunikuar klubi gjerman përmes një komunikate për media të shpërndarë në faqen zyrtare në Tëitter.

Muller shënoi 566 gola në 607 paraqitje për Bayernin dhe është rekordmen me 365 gola në Bundesliga.

Edhe për Kombëtaren e Gjermanisë, Muller ishte fantastik duke shënuar 68 gola në 62 ndeshje.

Nuk ndalen sukseset e sportistëve nga Kosova – Vesa Gjinaj fiton turneun “Neocom Open 2021”

Miqësorja mes Dritës dhe Ulpianës zhvillohet pa shikues, kjo është arsyeja