Futbolli i Kosovës nuk ndalet as në mesjavë, këto ndeshje na presin në Superligë dhe Ligë të Parë

Pesë ndeshje tejet interesante na presin në Superligë këtë mesjavë, ndërsa dhjetë të tjera do të luhen edhe në Ligën e Parë, shkruan Gazeta Olle.

Superliga nisë të martën me dy takime interesante, Llapi do të kërkoj fitoren e parë sezonale ndaj Besës ndërsa Drenica dhe Arbëria do të provojnë forcën e njëra tjetrës.

Të mërkurën luhen tre ndeshje të bukura, por vëmendja kryesore do jetë në Suharekë atje ku edhe luhet kryendeshja në mes Ballkanit dhe Dritës.

Ndeshjet e Ligës së Parë ndërkohë luhen të gjitha të mërkuren me fillim nga ora 14:00.

Orari i plotë i javës së shtatë në Superligë:

Besa – Llapi (e martë, 14:00)

Drenica – Arberia (e martë, 14:00)

Ballkani – Drita (e mërkurë, 14:00)

Feronikeli – Prishtina (e mërkurë, 14:00)

Gjilani – Trepca 89 (e mërkurë, 14:00)

Orari i plotë i javës së gjashtë në Ligën e Parë:

Liria – Dukagjini

Vellaznimi – Drenasi

Vushtrria – Malisheva

Istogu – Onix

A&N – Trepca

Ramiz Sadiku – Ulpiana

Flamurtari – 2 Korriku

Dardana – Ferizaj

Vllaznia – Vitia

Kika – KEKu