Futbolli gjerman hapet për investitorët e huaj, tifozët në protestë: 12 minuta heshtje!

Në një mbledhje të organizuar gjatë ditës së premte, Federata e Futbollit në Gjermani konfirmoi se në të ardhmen do të jetë e hapur për të mirëpritur investitorë të huaj. Nën prezencën e 36 klubeve të Bundesligës dhe Bundesliga 2, u arrit nëpërmjet 24 votave pro, 10 kundër dhe dy abstenimeve që futbolli gjerman t’iu hapë dyert edhe investitorëve të huaj.

Tifozët prej kohësh ishin shprehur kundër kësaj nisme dhe tashmë që ajo ka marrë formë zyrtare, ata kanë vendosur të protestojnë. Kështu, këtë fundjavë, tifozët do të qëndrojnë në heshtje totale përgjatë 12 minutave të para të lojës. Jo më kot është zgjedhur minuta e 12, pasi ata cilësohen si lojtari i 12.

Në një deklaratë, tifozët bënë të ditur se nuk do të lejohen kurrë që të përdoren si instrument për të negociuar shitjen e klubeve të zemrës ndërsa theksojnë se nuk do të qëndrojnë pasiv e të pranojnë shitjen e futbollit gjerman.

Akil Gjakovën e pret rrugë e vështirë në Kampionatin e Hapur Evropian të Xhudos

Trajneri spanjoll i cili ishte në bisedime me Kosovën zyrtarizohet te klubi rus