Fushë Kosova është shumë afër të rikthehet në Ligën e Parë.
Në rast se ‘Pampurat’ nuk arrijnë të fitojnë ndaj Dritës, zyrtarisht do largohen nga elita e futbollit kosovar, shkruan Gazeta OLLE.
Bardhekaltërit patën një seri mjaftë pozitive, por nuk mjaftuan t’i ikin zonës që dërgon klubet në Ligën e Parë.
Gjithësesi, edhe në rast se Fushë Kosova fiton tre pikë në Gjilan, nuk do e kenë aspak të siguruar luftën për të mbijetuar, pasi që me një fitore të Feronikelit ‘74, do largohen zyrtarisht nga ALBI Mall Superligën e Kosovës.
/Gazeta OLLE/