Fushë Kosova kërkon rikthimin në nivelet e larta, fiton miqësoren e radhës

Fushë Kosova këtë sezon ka mundësinë më të mirë për tu rikthyer në nivelet e larta.

“Pampurat” janë të parët në tabelën e Ligës së Dytë dhe me gjasa të mira për tu ringritur në Ligën e Parë, shkruan Gazeta Olle.

Ata janë përgatitur mirë gjatë dimrit teksa kanë sjellur edhe transferime të reja.

Së fundmi, ata fituan një miqësore si mysafir.

Fushë Kosova fitoi 3-2 si udhëtuese ndaj Rilindjes./GazetaOlle/