Fushë Kosova bëhet me stadium modern

Komuna e Fushë Kosovës ka vendosur të investojë stadiumin e qytetit “Ekrem Grajqevci”.

Projekti total i investimit do të kushtojë rreth 3.6 milionë euro, shkruan Gazeta Olle.

Me projektin e ri, parashikohet të jenë së paku 5000 ulëse, dhe të plotësohen standardet e kërkuara nga UEFA dhe FIFA.

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në Fushë Kosovë, Fatlum Berisha ka folur për televizionin ATV, duke garantuar se ky projekt do të fillojë gjatë vitit të ardhshëm.

/Gazeta Olle/ 

 

Telashe te Kombëtarja? Nedim Bajrami shumë i nervozuar pas ndeshjes me Poloninë

Rrahmani: Është kënaqësi të luaj me këta dy futbollistë te Napoli