Klubi ferizajas ka njoftuar se punimet në stadium po vazhdojnë dhe gjithçka pritet të jetë e gatshme për ndeshjen e radhës kampionale ndaj Arbërisë, shkruan Gazeta Olle.
Përmes disa fotove të publikuara shihet se fusha tashmë ka marrë një pamje fantastike pas ndërrimit të barit.
“Pamje nga punimet në stadiumin e qytetit, ku pas dy ditësh pritën të përfundojnë punimet dhe të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës kampionale, ndaj KF Arbërisë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Kujtojmë se Ferizaj gjendet në vendin e parë në Grupin B të Ligës së Parë, me 24 pikë të mbledhura pas 13 javësh. /Gazeta Olle/