Fusha në Fadil Vokrri në gjendje fantastike para ndeshjes Drita – Llapi

Drita dhe Llapi me fillim nga ora 20:00 do të zhvillojnë finalen e Kupës së Kosovës në edicionin 2021/22 në futbollin kosovar.

Ndeshja do të luhet në stadiumin e kryeqytetit, Fadil Vokrri. Sipas fotografive të publikuara nga FFK, fusha është në gjendjen më të mirë të mundshme.

“Fusha e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ në gjendje të shkëlqyeshme dhe si asnjëherë më parë me barin e ri, në prag të finales së Kupës së Kosovës, Drita vs Llapi” thuhet në njoftimin e FFK-së.

Drita dhe Llapi do të tentojnë të fitojnë Kupën e Kosovës për herë të dytë në histori të klubit.

/Gazeta OLLE/

Sadio Mane mund të bëhet transferimi i tretë i Bayern Munich në merkato

Liridon Leci tregon se për cilën skuadër bën tifo në finalen e Kupës së Kosovës