Fusha e “Air Albania Stadium” e vështirë për t’u mirëmbajtur – por do të jetë gati për ndeshjet e Evropës

Stadiumi “Air Albania” është gati dhe do të hapë dyert për dy skuadrat e kryeqytetit në ndeshjet europiane. Këtë vendim e bëjnë të ditur vetë drejtuesit e stadiumit që duhet të përballojë fluksin e dy sfidave në datat 12 dhe 14 korrik, respektivisht për Tiranën dhe Partizanin.

Drejtori i Departamentit të Shërbimeve dhe Administrimit të Qendrave Sportive në FSHF, Kejdi Tomorri thekson se sfida më e madhe ka qenë mirëmbajtja e barit.

“Gjendja e stadiumit është relativisht e mirë. Jemi duke u sforcuar pak në mbajtjen e barit, duke qenë se ishte planifikuar që stadiumi të kishte këtë lloj bari deri për finalen e Conference League, por edhe pak më pas për ndeshjet e ekipit kombëtar dhe duke qenë se është një lloj bari vetëm për periudhën e dimrit, jemi duke “e vuajtur” pak për ta mbajtur në formën më të mirë të mundur për dy ndeshjet që do të vijnë me datë 12 kur do të luajë ekipi i Tiranës dhe 14 ekipi i Partizanit.

Edhe në stadiumin “Elbasan Arena” gjendja është optimale. Prej shumë kohësh aty kemi një fushë shumë të mirë, por edhe pjesa tjetër e infrastrukturës së stadiumit është shumë mirë për të mirëpritur ndeshjen që do të luajë Laçi”.

Manchester United dhe Barcelona, arrijnë akordin për transferimin e De Jong

Bad News Eagles mposhtet nga fnatic në gjysmëfinale të REPUBLEAGUE