Fury zbulon pesë kundërshtarët e tij të ardhshëm

Tyson Fury ka bërë publike listën e tij të preferuar për pesë luftimet e ardhshme, pas fitores në trilogjinë ndaj Deontay Wilder.

Gypsy King hodhi një hap tjetër të madh në karrierë, duke u rikonfirmuar si kampion i peshave të rënda në WBC, pasi e nokautoi Bronze Bomberin në raundin e 11-të.

Pas fitores ndaj amerikanit, Fury ka bërë publike përballjet që dëshiron t’i ketë në të ardhshmen e afërt.

“Unë kam një listë me pesë luftimet e mia të ardhshme në mendje”, ka thënë Fury për BT Sport Boxing. “Unë do të kem një luftë në dhjetor, sepse Joshua nuk do të ndodhë atëherë, do të ndodhë në mars”.

“Dillian Whyte në dhjetor në një stadium në Mbretërinë e Bashkuar, ku do t’ia mbyll gojën një herë e përgjithmonë. Pastaj Joshua në mars në Arabinë Saudite dhe më pas një rikthim përsëri këtu në Wembley. Pastaj do të luftoj Chisoran në luftën time të pestë dhe të fundit”.

Whyte tani duket më shumë si kundërshtari i tij i ardhshëm, pasi ai gjithashtu u shpall si mandator i detyrueshëm në WBC.

Por, takimi i famshëm me Joshuan tani mund të jetë në një të ardhme më të largët, me AJ që duhet ta zhvillojë meçin e dytë me Oleksander Usyk.

Zyrtare: E papritur, Granit Begolli jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Vëllaznimit

Zyrtare: Trajneri i njohur emërohet në krye të Istogut