Fury vazhdon i pamposhtur, mposht Whyten dhe mbron titullin e kampionit

Tyson Fury ka mbrojtur titullin kampion në kategorinë WBC në peshat e renda të boksit, pasi ka mposhtur me nokaut kundërshtarin e tij, Dillian Whyte.

Në stadiumin legjendar ‘Wembley’, Fury ka fituar përballjen ndaj britanikut tjetër Whyte në një meç shumë interesant që zgjati gjashtë raunde, shkruan Telegrafi.

Me këtë triumf, ‘Gipsy King’ arrin ta mbrojë titullin kampion në kategorinë WBC në peshat e rënda.

Raundi 1

Fury ishte më i mirë me disa goditje të sakta, por jo edhe aq të forta për ta befasuar Whyte.

Raundi 2

Britaniku me disa goditje me të majtën, ndërsa Whyte ‘ngjallet’ në fundin e raundit duke tentuar disa goditje.

Raundi 3

Raund thuajse i barabartë nga të dy boksierët, pa ndonjë goditje të fortë për ta veçuar.

Raundi 4

Ky ishte një raund acarues, me të dy boksierët që morën disa herë vërejtje nga gjyqtari, ndërsa nuk munguan goditjet. Fury ishte për një nuancë më i mirë duke ia qarë arkadën.

Raundi 5

Ky raund nisi me ritëm të ulët, por Fury me kalimin e kohës mori lojën në dorë, duke e lëkundur disa herë Whyten me disa goditje të mira.

Raundi 6

Whyte nisi të marrë pak terren, por Fury më vonë e riktheu mecin, duke dhënë disa goditje. Fundi i raundit ishte ‘tragjik’ për Whyte, i cili përfundoi me nokaut në tokë pas një ‘uppercut’ të Gipsy King.

Me këtë fitore, Fury shkon në serinë e 33 ndeshjeve pa humbje, ku ka 32 fitore dhe një barazim.

Në anën tjetër, britaniku me prejardhje nga Xhamajka, Whyte ka në total 31 meçe ku ka fituar 28 prej tyre (19 me nokaut) derisa ka pësuar tri disfata.

PSG fiton titullin e kampionit në Francë

Superliga vjen sot me dy ndeshje jashtëzakonisht të nxehta