Fundjavë e zjarrtë, zhvillohen dy super ndeshje në xhiron e tetë të Superligës

Pas ndeshjeve interesante në mesjavë, Superliga vazhdon me super përballje edhe në vikend.

Të shtunën na presin dy takime hapëse të javës së tetë në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta Olle.

Ballkani e pret Drenicën në Suharekë, ku do të vendoset për liderin e tabelës.

Duel tjetër interesant pritet të jetë ai mes Malishevës dhe Gjilanit.

Ditën e diele na pret dueli më i zjarrtë i kësaj xhiro aty ku do përballen rivalët Drita dhe Prishtina në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.

Orari i plotë i xhiros së tetë:

E shtune, 02.10.2021

Ballkani – Drenica

Malisheva – Gjilani

E diele, 03.10.2021

Drita – Prishtina

Llapi – Dukagjini

Feronikeli – Ulpiana

Të gjitha ndeshjet startojnë në orën 15:00.

/Gazeta Olle/

Arritën fitore të madhe ndaj Dritës, kjo ishte festa e ‘çmendur’ e skuadrës së Dukagjinit pas ndeshjes (VIDEO)

Zbulohet biseda mes Messit dhe presidentit të PSG-së pas fitores në Ligën e Kampionëve