Të shtunën dhe të dielën zhvillohen ndeshjet e xhiros së 19-të të elitës së basketbollit kosovar.
Adhuruesit e basketbollit do të kenë mundësi të shohin një duel interesant në kryeqytet ku Sigal Prishtina e pret Bashkimin me fillim nga ora 19:00.
Të dy ekipet kanë formë krejtësisht të ndryshe. Kryeqytetasit janë në pozitën e tretë në tabelë me 12 fitore e gjashtë humbje, shkruan Gazeta Olle.
Prizrenasit janë në pozitën e gjashtë me shtatë fitore e 11 humbje.
Ditën e shtunë zhvillohet edhe derbi mes Vëllaznimit që e pret Golden Eagle Yllin nga ora 17:00.
Suharekasit nuk dinë për fitore që dy xhiro, kurse gjakovarët pësuan javën e kaluar.
Ylli që largoi trajnerin para katër ditësh, gjendet në pozitën e katërt me 10 fitore tetë humbje, një pozitë më poshtë është Vëllaznimi me tetë fitore e 10 humbje.
E të dielën luhet sfida mes Proton Cable Prizreni dhe Trepçës.
Mitrovicasit kanë ecuri fantastike këtë edicion me 11 fitore radhazi, derisa Prizreni nuk di për fitore që katër xhiro.
Po ashtu, prizrenasit kanë larguar nga detyra trajnerin, vetëm pas një ndeshjeje në krye të tyre.
Mitrovicasit janë lider në tabelë me 16 fitore e vetëm dy humbje, derisa Prizreni i parafundit me pesë fitore e 13 humbje.
Të dielën luan edhe Peja që është favorite absolute përballë Istogut, skuadrës më të dobët të elitës.
Pejanët janë të dytit në tabelë me 13 fitore e pesë humbje, derisa istogasit kanë vetëm një fitore, e plotë 17 humbje. /Gazeta Olle/