Fundjava në shenj të Përfaqësueses U17 të Kosovës

Federata e Hendbollit e Kosovës në këtë fundjavë, më saktësisht  të premten, të shtunën dhe të dielën do te jetë nikoqire e garave kualifikuese te grupit të 6-të të EHF-it që janë të vlefshme për Kampionatin Evropian 2015 qe mbahet ne Maqedoni nga data 13-23 gusht 2015.

Në garat kualifikuese te grupit të 6-të qe mbahet në Prishtinë nga data 20-22 mars pjesëmarrëse përveç Përfaqësueses U 17 të Kosovës do te jenë edhe Përfaqësuesja e Suedisë, Austrisë dhe Sllovakisë, te cilat do te luftojnë për dy vendet e para te cilat sigurojnë “vizën” për garat përfundimtare  në Maqedoni.

Përfaqësuesja e Kosovës  nga data 1 deri me 8 mars ishte ne përgatitje te përbashkëta ne Gjakovë, ku tani 4 do të janë duke e zhvilluar edhe fazën finale para zhvendosjes se  tyre ne Prishtinë, pasi turneu kualifikues zhvillohet ne Pallatin e  Sportit dhe Rinisë në kryeqytet.

Sipas trajnerëve të përfaqësueses, edhe përkundër fondit te varfër të lojtareve cilësore, shpesojnë se kjo grupmoshë (lojtaret e lindura e vitin 1988 e më të reja) me siguri nuk do te koritet pasi ka disa talente te cilat premtojnë në të ardhmen.

ORARI I NDESHJEVE

      Takohen                       Data                           Ora
Sweden – Slovakia            20.03.2015                   17:00
Austria – Kosova              20.03.2015                    19:00

Sweden- Austria              21.03.2015                    15:00

Slovakia – Kosova            21.03.2015                    17:00
Slovakia -Austria             22.03.2015                     11:00
Kosova -Sweden             22.03.2015                     13:00