Fundjava i takon përballjeve evropiane në hendboll

Hendbollistet e Istogut dhe ato të Ferizajt këtë fundjavë do të jenë të angazhuara në ndeshje evropiane, përkatësisht në ndeshje të xhiros së dytë të Kupës Evropiane.
Kampioni aktual, Istogu, luan me skuadrën portugeze, 1MAIO. Të dy ndeshjet zhvillohen në Pejë, të shtunën dhe të dielën prej orës 18:00.
Ndërkohë Ferizaj luan ndaj skuadrës nga Izraeli, Maccabi Arazim Ramag gan. Ndeshja e së shtunës fillon prej orës 20:15, ndërsa të dielën nga ora 19:00 në qytetin e Ferizajit.
Kështu në Superligën e hendbollisteve, përkatësisht në xhiron e dytë, këtë fundjavë janë vetëm tri ndeshje.
Ndeshja e parë u zhvillua të premten dhe Vushtrria mposhti Kastriotin kurse të shtunën ekipi i Jusuf Gërvallës udhëton te Vëllaznimi e cila starton nga ora 16:30 e Prishtina luan ndeshjen e fundit të kësaj xhiro në Bardhosh në një ndeshje interesante me samadrexhaset e paraparë nga ora 19:00.

Kosova dhe Shqipëria do t’i zhvillojnë dy ndeshje miqësore në tetor

Ballkani – Llapi, përballje e dy liderëve në Suharekë – formacionet zyrtare