Fundjava e rezervuar për xhiron e dhjetë të Albi Mall Superligës, zhvillohen këto ndeshje interesante

Në fundjavë rikthehet aksioni në Albi Mall Superligën e Kosovës me ndeshjet e xhiros së dhjetë, njëherit fillon faza e dytë kampionale.

Të shtunën janë në program dy ndeshje tejet interesante, shkruan Gazeta Olle.

Lideri i Superligës, Drita e pret Trepçën ‘89 në Gjilan.

Në përballjen tjetër, Prishtina luan ndaj Dukagjinit në “Fadil Vokrri”.

Të dielën, kampioni e Kosovës, Ballkani e luan ndeshjen e radhës në shtëpi, kësaj here ndaj Malishevës.

Duel interesant zhvillohet edhe në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ku Llapi do të jetë nikoqir i Drenicës.

Në duelin e fundit, Ferizaj e pret Gjilanin që po kalon në krizë të rezultateve.

Ndeshja Prishtina – Dukagjini zhvillohet me fillim nga ora 20:00, ndërsa duelet e tjera në orën 13:00. /Gazeta Olle/ 

Distria Krasniqi kalon në çerekfinale të Kampionatit Botëror

Armend Thaqi garon për çmimin e golit më të mirë të javës, këtu mund të votoni për të