Fundi i vitit, Werder Bremen mërzitet me këtë fakt për Milot Rashicën

Werder Bremen sot  nga ora 15:30 do të luajë ndeshjen e fundit për këtë vit.

Kundërshtar i tyre do të jetë skuadre, Koln, shkruan Gazeta Olle.

E faqja zyrtare e skuadrës gjermane, në rrjetet sociale pak minuta më parë ka shkruar se sot do të jetë dita e fundit për këtë vit që do ta shohin në fushë yllin e tyre, Milot Rashica.

“Sot do të jetë hera e fundit që do ta shohim Milot Rashicën duke luajtur deri në vitin e ardhshëm. Le të shpresojmë se ai do të bëjë një shfaqje sot”, shkruan Werder Bremen në llogarinë e tyre në Facebook.

Today will be the last time we watch Milot Rashica play until next year ????Let's hope he puts on a show! ????

Gepostet von SV Werder Bremen am Samstag, 21. Dezember 2019

Rashica, ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar tre asistime këtë edicion te Werder Bremen./Gazeta Olle