Fundi i ndeshjes vendimtar, Barcelona merr fitoren e parë më La Liga

Barcelona ka marrë fitoren e parë për këtë fillim sezon, pasi mposhti Cadizin me rezultat komod 2-0.

Katalunasit filluan me dominim të lehtë, ndërsa rastin e parë për ta në ndeshje e krijoi Lamine Yamal në minutën e 29-të, por që goditja e tij u prit nga portieri kundërshtar.

Mundësi të mirë shënimi lëshoi edhe Roger Marti (35’) i Cadizit, me Marc-Andre ter Stegen që bëri pritje të lehtë.

Pjesa e dytë ishte më e balancuar për dy skuadrat, pasi kishin raste të mira shënimi, por pa arritur t’i konkretizonin.

https://twitter.com/vartatico/status/1693341514762527149?t=_IHZWoaR9VY2Kr5AlI6gXA&s=19

Golin e parë për Barcelonën e shënoi Pedri në minutën e 82-të, me Ilkay Gundogan që ishte asistuesi.

Katalunasit ia dolën të shënon edhe të dytin, tani përmes Ferran Torres (90+4′), me Robert Lewandowskin që ishte asistuesi.

Barcelona ka grumbulluar katër pikë pas dy xhirove, ndërsa në javën e tretë takohet me Villarrealin.

https://twitter.com/vartatico/status/1693344467581846003?t=dXSnZKMz1uu0Z_EfZ72GhA&s=19

Roma e nis me barazim sezonin e ri në Serie A

Juventusi e nis për mrekulli, merr fitore të madhe në udhëtim te Udinese