Liridon Latifi është përshëndetur me shokët e skuadrës pas kualifikimit në grupet e Europa League të Skënderbeut.
Ai në sezonin e ardhshëm do të luajë në Hungari me Pushkash Akademi.
Kjo është një humbje e madhe për skuadrën e Skënderbeut.
Korçarët do të luajnë pa Latifin në grupet e Ligës së Evropës.
Prishtinasi shënoi golin në barazimin në udhëtim 1:1 në ndeshjen e parë.
Në fund, ai gol doli të jetë vendimtar për kualifikimin.