Ftesë speciale nga Infantino, Agim Ademi merr pjesë në FIFA Kupën Arabe 2021

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka marrë ftesë nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Katarit, Hamad Bin Khalifa Bin Ahmad Al Thani për të përcjellë nga afër hapjen e turneut “FIFA Arab Cup 2021”, që për herë të parë zhvillohet nën patronatin e FIFA-s.

Kjo garë në të cilën janë të përfshira ekipet kombëtare të botës arabe i ka zhvilluar deri tash 9 edicione, por nga ky vit ajo tashmë është bërë markë e FIFA-s, e ku marrin pjesë 16 ekipe kombëtare arabe, që vijnë nga Konfederata e Futbollit Aziatik (AFC) dhe Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF).

Edicioni i 10-të i kësaj gare mbahet në Katar, vend ky i cili do të organizojë edhe Botërorin 2022.

Pjesëmarrja e presidentit Ademi në këtë event do të jetë mundësi e mirë për ura tjera bashkëpunimi ndërmjet FFK-së dhe federatave nga vendet arabe, pasi siç dihet FFK tashmë ka raporte shumë të mira me Federatën e Futbollit të Katarit.

Spanja po përgatitet ta njoh Kosovën, kjo falë futbollit dhe Kombëtares tonë

“Për Preshevën të gjithë me ra, Tërnocin nuk e lëshojmë” – Florian Marku po bëhet gati për meçin e radhë me muzikë patriotike