FSHF pranon finalen e Kupës së Greqisë, por me një kusht

Finalja e Kupës së Greqisë e planifikuar për në datën 24 maj, mund të zhvillohet në Air Albania. Ishte ky lajmi i mediave greke të cilat bënë të ditur se FSHF ka dhënë miratimin që sfida mes PAOK-ut dhe AEK-ut të zhvillohet në impiantin modern të kryeqytetit. Por, së fundmi nga FSHF bëhet e ditur se Air Albania mund të hapë dyert vetëm në datat 18 apo 19 maj, duke qenë se më datë 25 maj aty është planifikuar të mbahet koncerti i këngëtarit grek, Nikos Vertis.

Si pasojë Arena Kombëtare do të jetë e zënë me përgatitjet për koncertin dhe nuk mund të presë ndeshje vetëm një ditë para. Ndaj, tashmë topi është në fushën e Federatës Greke e cila duhet të zgjedhë nëse do të pranojë alternativën e FSHF.

Në fakt, objektivi i grekëve është të mos e ndryshojnë datën 24 maj, teksa presin një përgjigje nga Serbia dhe Rumania nëse njëra prej tyre do ta marrë përsipër organizimin e finales së Kupës. Kujtojmë se ndeshja finales mes PAOK-ut dhe AEK-ut ishte parashikuar të luhej më datë tetë maj në Greqi, por policia nuk e ka marrë përsipër zhvillimin e sfidës si pasojë e disa informacioneve për trazira mes dy tifozerive.

Progni konfirmon largimin nga Llapi, por Batatina thotë ndryshe

Silvinho, tur takimesh nëpër Evropë me lojtarët kuqezi