FSHF mohon lajmin se Daku do të luaj për Kombëtaren e Shqipërisë

Një lajm ka qarkulluar pasditen e djeshme në lidhje me futbollistin Mirlind Daku. Për sulmuesin që aktivizohet te Mura në Slloveni, sipas “Kanali10”, thuhej se ai do të linte kombëtaren e Kosovës për t’iu bashkuar Shqipërisë.

Por gazeta Panorama u interesua në Federatën Shqiptare të Futbollit, teksa u tha se ky lajm nuk ka asgjë të vërtetë dhe mund të bëhet për interes klikimesh. Mirlind Daku ka qenë pjesë e Superiores, ku ka veshur fanellën e Kukësit, pastaj te Ballkani në Kosovë dhe më pas në Kroaci dhe Slloveni.

Ndërkohë me dardanët, 25-vjeçari ka luajtur gjithsej në pesë ndeshje, të gjitha takime miqësore, çka i jep mundësinë që të përfaqësojë një kombëtare tjetër, për shkak se nuk ka luajtur në një ndeshje zyrtare, siç e thotë edhe rregullorja. Këtë sezon në Slloveni, Daku ka luajtur 22 ndeshje dhe ka shënuar 14 gola.

Drejtori i Metz: Skuka është një bast, ende nuk është gati

Ademi konfirmon se FFK është në bisedime me Mërgim Berishën