FSHF ka një kërkesë për Danimarkën

Aq shumë kërkesa ka për ndeshjen Danimarkë-Shqipëri të shtatorit, sa që Federata Shqipare e Futbollit ka dërguar një kërkesë në Federatën Daneze të Futbollit, me synimin që përveç 2150 biletave të rezervuara për shqiptarët të shtohen edhe 1500 bileta për tifozet kuqezi për shkak të interesimit të lartë.

Megjithatë nuk dihet sesa do të merret parasysh kjo kërkesë, pasi për t’u kujtuar është fakti që para disa ditësh, Federata daneze tha se nuk do të lejohen tifozë shqiptarë në sektoret e rezervuar për tifozët danezë, shkruan minuta90.com.

Ata dyshojn ë se nga biletat e shitura deri tani në sektorët e tifozëve danezë, gjysmat prej tyre janë blerë nga shqiptarët.