FSHF-ja ‘burgos’ Labinot Ibrahimin, tetë ndeshje moslojë

Partizani ka marrë një lajm të keq para derbit, pasi mbrojtësi Labinot Ibrahimi është pezulluar me 8 ndeshje pas protestave ndaj zyrtarëve të ndeshjes në përballjen e së shtunës me Tërbunin.

Kështu, pas Bicajt dhe dy pikëve të lëna, të kuqtë humbasin edhe Ibrahimin nga ndeshja me pukjanët.

Ja vendimi i plotë i Komisionit të Disiplinës:

Lojtari i KF “Partizani”, Labinot Ibrahimi, per sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 8(tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv, bazuar ne nenin 49/1.a te KDS.