FSHF akordon fond për Ukrainën

Federata Shqiptare e Futbollit është solidarizuar me Ukrainën në këtë moment të vështirë që ky vend po kalon, duke u përballur me agresionin ushtarak të Rusisë.

Qeveria e futbollit shqiptar ka pasur vazhdimisht komunikime me zyrtarët e Federatës Ukrainase të Futbollit gjatë gjithë kësaj kohe për mënyrën se si pala shqiptare mund të ndihmojë sadopak komunitetit ukrainas të futbollit në këtë moment të vështirë.

Duke u bazuar edhe në kërkesat dhe nevojat aktuale të palës ukrainase, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së në një nga vendimet e fundit ka vënë në dispozicion një fond në mbështetje të Ukrainës, që do të përdoret për të blerë materiale/ushqime/ilaçe etj., që janë pjesë e nevojave të vazhdueshme të qytetarëve të Ukrainës.

Fondi do të përdorej për të blerë materialet e kërkuara nga ukrainasit, teksa FSHF do të jetë në koordinim me institucionet përgjegjëse për t’u siguruar për nevojat reale dhe për transportimin në destinacion të këtyre ndihmave.

Duke pasur parasysh edhe përgjegjësinë sociale që ka, Federata Shqiptare e Futbollit mbetet e angazhuar për të ndihmuar e mbështetur vendet në nevojë dhe konkretisht komunitetin ukrainas në këtë situatë delikate. /fshf.org

Udhëtimi i SC Gjilanit në Letoni do të jetë më i kushtueshmi nga të gjitha klubet tjera kosovare që do të luajnë në Evropë

Vazhdojnë largimet te Liria, Altin Aliu nuk vazhdon me prizrenasit