Frymë dhe dallgë të forta në Antali, yjet e Superligës zbulojnë pamjet shqetësuese

Dimri ka mbërritur edhe në Antalya.

Pas shumë ditëve të nxehta dhe të freskta të cilat ishin shumë frytdhënëse, tashmë klubet kosovare po përjetojnë edhe atë që nuk e prisnin në Antalya, shkruan Gazeta Olle.

Sulmuesit e frikshëm të Superligës, Mirlind Daku dhe Kastriot Rexha kanë publikuar disa pamje interesante të motit që po mbizotëron atje.

Erëra të forta dhe dallgë mjaftë të mëdha kanë shqetësuar futbollistët tanë atje.

Kujtojmë se dje takimi mes Arbërisë dhe Minaj u ndërpre në gjysmë përshkak të rreshjeve të dendura të shiut.

Sot, dy skuadrat lidere kosovare planifikohej të luanin ndeshjet e radhës miqësore, Ballkani kundër bullgarëve të Montanës ndërsa Drita ndaj skuadrës ruse, Ninzhy.

Por përshkak të kushteve atmosferike zhvillimi i këtyre takimeve mbetet në pikëpyetje dhe egziston mundësia e anulimit ose ndërprerjes së këtyer dueleve./GazetaOlle/