Frikë për portierin italian, dyshohet se është vrarë në Ukrainë

Portieri i ligave të ulëta italiane, që iu bashkua luftimeve në Ukrainë, si pjesë e brigadave të vullnetarëve ndërkombëtarë, mund të jetë vrarë gjatë luftimeve mbrëmjen e djeshme.

Lajmin e kanë dhënë personat që menaxhojnë rrjetet sociale të tij, të cilët flasin për luftime të ashpra të regjimentit të katërt, ku bënte pjesë edhe ish-portieri, teksa kontaktet mes palëve janë shkëputur tashmë.

“Me keqardhje ju njoftojmë se mbrëmë gjatë tërheqjes së disa të plagosurve në një sulm në Mariupol, dy autokolona u shkatërruan nga ushtria ruse. Në njërën prej tyre ishte ndoshta edhe Ivani, së bashku me regjimentin e 4-t. Ne po përpiqemi të kuptojmë nëse ka të mbijetuar”,- shkruajnë administratorët e rrjeteve sociale të tij.

Ivan Luca Vavassori, është me origjinë ruse, por i birësuar nga prindër italianë, teksa në të kaluarën ka pasur një karrierë si portier me skuadra si Pro Patria, Legnano e Bra, në ligat e ulëta italiane.

Këta janë dy trajnerë të cilët janë opsion te SC Gjilani për sezonin e ri

Talenti kosovar pritet të shkojë për prova në Itali