Frika serbe: Shqiptarët me dron edhe në ndeshjen Danimarkë-Serbi

Droni me hartën e Shqipërisë Etnike i lëshuar më 14 tetor në ndeshjen Serbi-Shqipëri, duket se i ka lënë me halucinacione serbët.

Janë këta të fundit që tashmë kanë nxjerrë tituj “bombastik” nëpër mediat e tyre se kinse shqiptarët po përgadisin një akt të tillë edhe në ndeshjen Danimarkë-Serbi më 13 qershor.

“Sipas shërbimit danez të intelegjencës, ka premisa se shqiptarët po përgadisin një incident në ndeshjen Danimarkë-Serbi” thuhet në mediat serbe, transmeton “Asport.info“.

Më tej thuhet se shqiptarët po planifikojne incidente të tilla nëpër rrjetet sociale, dhe këto akte synojnë të përsërisin dronin e famshëm që u lëshua në ndeshjen Serbi-Shqipëri.