French Grand Prix: Leclerc e fillon nga ‘Pole Position’

Sot nga ora 15:00, fansat e Formula 1 mund të shohin garën e radhës në Francë.

Gjatë kualifikimeve, piloti më i suksesshëm ishte Leclerc (Ferrari) i cili do të nis garën nga vendi i parë, apo siç njihet në F1 si ‘Pole Position’, shkruan Gazeta OLLE.

Menjëherë pas Ferrarit nga pozita dy dhe tre, do të jenë Red Bull me dy super pilotët, Verstappen dhe Perez të cilët do të luftojnë deri në fund për vendin e parë.

Ndërsa Top 5, kompletohet nga dy anglezët, Hamilton me Mercedesin e tij dhe Norris me McLaren i cili ka vetëm një podium këtë vit.

/Gazeta OLLE/

Agim Ademi: Kriza financiare e klubeve po vjen si pasojë e pandemisë, FFK do t’i ndihmojë

Presidenti i Barcelonës, Laporta flet për një rikthim të mundshëm të Leo Messi në Barcelonë